Power by Ad hitz

Monday, May 12, 2014

9 gjerat qe duhet te beni kur nuk dini c'te beni...



1.Ndaloni perpjekjet per te dale nga situata.
- Ka raste qe subkoshienca juaj di dicka qe ju nuk e dini, keshtu qe mbase eshte me mire qe ta lini kete dite te mbaroj ashtu. Mendo pozitivisht dhe perdore kete dite si rifreskim te trurit.
2.Ndermerr nje aktivitet fizik.
- Ec, vrapo, bej xhiro me biciklete, rrit qarkullimin e gjakut bej qe qe truri te furnizohet me me shume gjak dhe nese per rifreskimin e trurit kjo nuk mjafton, te pakten ke djegur ca kalori dhe ndihesh mire fizikisht.
3.Bej disa detyra ose pune  qe kerkojne pak impenjim.
- Nese per momentin nuk ke nerva te meresh me dicka produktive apo qe kerkon impenjim bej dicka te vogel. Shembull: Pastro tavolinen, rregullo librat, pastro email-in etj.
4. Meso.
- Perdore kete moment per te mesuar dicka. Mos u mundo me gjera te veshtira qe duan perqendrim, laps dhe fletore. Lexo nje blog, shiko nje video ose degjo nje audio per dicka qe ti deshiron te mesosh apo dish.Lexo, degjo dhe absorbo pa u stresuar
5.Mer borxh nje tru tjeter.
- Drejtohu nje shoku apo kolegu te cilit ti i beson, shpjegoi situaten dhe mer keshilla. Truri nen efektin e presionit dhe stresit nuk eshte eficent keshtu qe nese nje tru tjeter me pak i stresuar te jep ide dhe keshilla, konsideroi.
6.Medito.
- Rehatohu 10-15 minuta, mer fryme lehtesisht dhe vezhgo frymarrjen tende. Lejoi endimet te rrjedhin lirisht pa i gjykuar. Fokusohu tek frymarrja jote. Medititmi te qeteson, te  ndihmon te balancohesh, te kthjellon mendimet. Me pak fjale te zhbllokon.
7.Bej dicka kreative
-Jepi vetes 1 0repushim dhe  ndiq pasionin duke bere dicka kreative. Gatuaj,  pikturo, vizato, kerce, shkruaj nje poezi. Mos e gjyko produktin por shijo momentin dhe procesin e krijimit.
8.Ndihmo dike tjeter.
- Nese nuk di cte besh per veten atehere bej dicka per dike tjeter. Ndihmo nje shok, komshiun, dike qe po kalon momente te keqija. Te besh te tjeret te ndihen mire ne nje fare menyre do te bej te ndihesh mire edhe per vete.
9.Shkruaj nje liste.
- Me nje stilolaps dhe nje flete dhe shkruaj cdo mundesi qe te vjen ndermend. Bej nje ''brain-storming''. Listoi mundesite, dhe nese per momentin nuk te duken te mundshme, te nesermen me nje tru te rifreskuar dhe me nje mendje te kthjellet mund te te sherbejne.

P.S Dikush mund te pyesi pse 9!? Po isha duke shkruajtur dhe per momentin mu kujtua dicka tjeter me kreative keshtu qe te  10-en e lashe fare. Po ua le juve ta pasuroni me me shume ide :)


2 comments:

  1. 10. Shkruaj :) Shkruaji dikujt një mesazh/letër falenderuese, shkruaj për diçka të bukur që të ka ndodhur ditë më parë, shkruaj për të falenderuar atë që të është dhënë etj.

    ReplyDelete
  2. 11. Dhuro :) Dhuroi dikujt ne nevoje. Te gjithe ne, kemi shume gjera qe si perdorim prej vitesh.Dikuj tjeter mund ti hynin ne pune dhe do na ishte mirenjohes nese ja dhuronim.

    ReplyDelete